Christian Eriksen ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Eriksen është ftuar nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë, që nga arresti kardiak që pësoi në fushë, në Euro 2020.
Danezi nuk do të jetë në dispozicion për ta ndihmuar kombëtaren e tij, për dy ndeshjet miqësore, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Federata Daneze, tha se Eriksen mund t`i bashkohet skuadrës në ditët në vijim nëse rezulton negativ.
Danimarka do të zhvillojë miqësore me Holandën më 26 mars dhe Serbinë më 29 mars.


