Sporti

Dani Alves: Jam krenar që jam lojtar i Barcelonës

03/20/2022 23:53
nga:L J

Dani Alves, mbrojtësi i Barcelonës thotë se është krenar që është lojtar i klubit katalunas.

Skuadra e Barcelonës fitoi me rezultatin 0:4 ndaj Real Madridit, me golat e Aubameyang (x2), Araujo dhe Torres, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Dani Alves tha se është i lumtur me paraqitjen e Barçës sonte.

“Jam krenar që jam lojtar i Barçës. Dhe shpresoj që tifozët të jenë të kënaqur me atë që ne ofrojmë”, tha Dani Alves për mediat spanjolle.

/GazetaBlic Sport