Sporti

Lojtari i Real Madridit: Ne dolëm në fushë të relaksuar shkaku i avantazhit në tabelë

03/20/2022 23:14
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka fituar me rezultatin e thellë 0-4 në ndeshjen derbi ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Aubameyang x2, Araujo dhe Ferran Torres realizuan për Barcelonën në këtë ballafaqim, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Nacho, mbrojtësi i Real Madridit tha se skuadra e tij doli në fushë shumë e relaksuar.

“Ne dolëm të qetë për shkak të avantazhit të madh që kemi në renditje”, tha ai për mediat spanjolle.

Barça ndodhet në vendin e parë me 66 pikë – 9 më shumë se Sevilla në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport