Sporti

Pique reagon menjëherë: Ne jemi kthyer!

03/20/2022 23:02
nga:L J

Skuadra e Barcelonës ka fituar me rezultatin e thellë 0-4 në ndeshjen derbi ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Aubameyang x2, Araujo dhe Ferran Torres realizuan për Barcelonën në këtë ballafaqim, përcjell GazetaBlic Sport.

I pari që reagoi në lidhje me fitoren e Barcelonës në mediat sociale ishte mbrojtësi, Gerard Pique.

“Ne jemi kthyer”, shkruan Pique në Twitter.

/GazetaBlic Sport