Skuadra e Liverpoolit ka arritur fitoren ndaj Nottingham Forest.
“Reds” kanë mposhtur Nottingham Forestin në çerekfinalen e FA Cup me rezultatin e ngushtë 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.
Liverpool mori këtë fitore me shumë vështirësi. Goli i fitores në këtë ballafaqim erdhi nga sulmuesi, Diogo Jota pas 79 minutave lojë.
Liverpooli në avantazh ndaj Nottingham Forest, shënon Diogo Jota!
Me këtë fitore, Liverpooli arrin gjysmëfinalen e madhe të FA Cup.
Në këtë raund të garës, Liverpoolin e pret skuadra e Manchester Cityt.
/GazetaBlic Sport


