Lajme

Rusia konfirmon vrasjen e një oficeri të lartë të marinës në Mariupol

03/20/2022 19:11
nga:Q R

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë, Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët u raportua se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë, derisa luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, raporton BBC.

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi e quajti si humbje të rëndë, vdekjen e oficerit.

“Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme”, u shpreh ai.

“Ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”, thotë Zelensky