Skuadra e Venezias ka humbur në shtëpi sot kundër Sampdorias me rezultat 0-2 me dy golat e shënuar nga sulmuesi italian, Francesco Caputo, por në minutën e 86’të sulmuesi francez i vendasve, Thomas Henry u ndëshkua me karton të kuq dhe trajneri i tij reagoj në një mënyrë mjaft të ashpër, transmeton Gazeta Metro.
Trajner i skuadrës së Venezias, Paolo Zanetti gjatë fundit të ndeshjes ka bërë një gjest jo human duke e fyer mjaft rëndë sulmuesin e ekipit të tij pas përjashtimit nga ndeshja.
Sulmuesi 27 vjeçar u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86’të dhe kështu u përjashtua nga ndeshja, por gjatë largimit të tij trajneri i tij filloi ta shtynte dhe e ka fyer me fjalët: ” Mbylle gojën. Derr ***. Ku*vë e ndyrë.”
Venezia me këtë humbje mbetet në vendin e 18’të me 22 pikë duke rrezikuar mjaft shumë të bjerë nga Serie A, ndërsa Sampdoria me këtë fitore është ngjitur në vendin e 15’të me 29 pikë.
La pacata reazione di Zanetti all’espulsione di Henry pic.twitter.com/iEmfTplyZJ
— Priorità all’AC Milan (@Priorita_ACM) March 20, 2022


