Sporti

Chiellini futet në histori të Juventusit me paraqitjen e sotme ndaj Salernitanas

03/20/2022 16:08
nga:E K

Një moment historik i rëndësishëm për Giorgio Chiellini në ndeshjen kundër Salernitana.

Kapiteni i Juventusit, në fakt, arriti në 552 paraqitje me fanellën e Juventusit, duke barazuar Gaetano Scirea në këtë klasifikim special, përcjell GazetaBlic Sport.

Chiellini tani është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje me fanellën e Juventusit.

Aktualisht po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Juventus – Salernitana, me vendasit që janë në avantazh me rezultatin 2:0.

/GazetaBlic Sport/