Sporti

Nuhiu i kënaqur me paraqitjen: “Dominuam ndeshjen në çdo aspekt”

03/20/2022 15:43
nga:E K

Drita ka shënuar fitore solide ndaj Prishtinës.

Skuadra e drejtuar nga Nuhiu arriti fitore në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Simonovski në minutën e 48’të dhe Prince Balde në minutën e 81’të realizuan për t’i siguruar 3 pikë Dritës.

Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se skuadra e tij dominoi lojën në çdo aspekt.

“Bëmë një ndeshje të madhe, pjesa e parë ishte e dominuar në çdo aspekt, ishte mëkat të mos shënonim pasi po vraponte shumë skuadra, ndeshje jashtëzakonisht e madhe nga skuadra si në qarkullimin e shpejtë te topit dhe çdo gjë tjetër”, tha Nuhiu.

Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 46 pikëve në pozitën e 3’të të Superligës së Kosovës tre më pak se rivali lokal Gjilani që ka 49 pikë në pozitën e 2’të dhe tetë më pak se lideri Ballkani që ka 54 pikë.

/GazetaBlic Sport/