Sporti

Tagliafico konfirmon dëshirën e tij për të kaluar te Barcelona

03/20/2022 11:46
nga:E K

Mbrojtësi argjentinas, Nicolas Tagliafico ishte afër transferimit te Barcelona në janar.

Anësori i krahut të majtë të Ajax, ka shprehur sërish dëshirën e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic Sport.

“Marrëveshja ishte e komplikuar në janar, megjithatë unë mendoj se tani në qershor do të jetë më e lehtë”, tha ai.

Kujtojmë se Tagliafico ka agjentë të ri, ai ka konfirmuar se do largohet nga Ajax në verë.