Cult

Sot është Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë

03/20/2022 10:34
nga:Donika Fetahu

Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë është më 20 marsi, e që shënohet në të gjitha vendet anëtare në mënyra të ndryshme.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria.

Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.

Kurse, Republika e Kosovës nga viti 2018 ka bërë një hap të rëndësishëm brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke e ngritur statusin nga anëtari vëzhgues në atë të asocuar.

Kjo organizatë mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, fryt i Agjencisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjensisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998.

Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge./kp/