Lajme

Arrestohet një vajzë, e sulmonte babanë e saj për katër vite me radhë

03/20/2022 09:57
nga:Donika Fetahu

Një e dyshuar është arrestuar në Prishtinë, të shtunën, pasi dyshohet se për katër vjet me radhë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të saj.

Në raportin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara të dërgohet në kontroll psikiatrik.

E dyshuara me rekomandim të mjekëve është vendosur në sistem të mbyllur në Klinikën e Psikiatrisë.