Lajme

Forcat ruse bombarduan shkollën e artit, aty strehoheshin 400 civilë

03/20/2022 08:29
nga:Donika Fetahu

Forcat ruse kanë bombarduar një shkollë arti në Mariupol ku ishin strehuar 400 banorë, tha Këshilli i Qytetit.

Këshilli tha se gra, fëmijë dhe të moshuar ishin brenda dhe se janë ende nën rrënojat e shkollës së artit. Numri i viktimave ishte i paqartë.

Deklarata akuzonte rusët për kryerjen e krimeve të luftës, duke i bërë jehonë fjalimit të mëparshëm të presidentit Zelensky, raporton Guardian.

Zelensky tha se rrethimi i Mariupolit do të hynte në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës.