Sporti

Ibrahimovic përplaset me futbollistët e Cagliarit pas ndeshjes, intervenon edhe Maldini

03/19/2022 23:10
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Cagliarit.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një goli Bennacer që i dha fitoren skuadrës së Piolit, fitore kjo që është një tjetër hap para drejt titullit.

Pikërisht Bennacer u vlerësua si më i miri i ndeshjes, nota e tij ishte 8.7.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë. Pas ndeshjes Ibrahimovic u përshi në një përplasje me futbollistët e Cagliarit, atje ku intervenoi edhe Maldini.