Lajme

Gazetari i CNN rrëfen për kosovarin që ia ktheu kuletën e humbur aktores Meryl Streep

03/19/2022 20:03
nga:Astrit Gashi

Gazetari dhe korrespodenti i CNN-it, Bill Weir, ka rrëfyer ngjarjen në të cilën ishte i përfshirë një kosovar, i cili punon në ndërtesën e tij dhe i cili një mbrëmje kishte gjetur një kuletë, me 2 mijë dollarë në të.

Weir për këtë ngjarje ka shkruar në Twitter dhe kuleta, të cilën e kishte gjetur djaloshi kosovar, nuk ishte e askujt tjetër, pos e aktores së mirënjohur, Meryl Streep.

“Një djalosh i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vuri re një portofol në rrugë një natë, me 2000 dollarë në të. Ai e kontrollon letërnjoftimin. Është Meryl Streep. Babai im gjithmonë thoshte diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja. Ai e refuzoi shpërblimin, por Meryl këmbënguli. Njerëz të mirë ”, shkroi Weir.