Sporti

Inzaghi: Shtatë pikë në shtatë ndeshje po na rëndojnë dukshëm psikologjikisht

03/19/2022 20:49
nga:Mergim Rreci

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Fiorentinës.

“Neruazzurët” nuk po kalojnë në një moment aspak të mirë, gjë që u dëshmua edhe në takimin e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me skuadrën mysafire që kaloi në avantzh me golin e Torreiras, kurse golin e barazimit e shënoi Dumfries me kokë.

Ky është një tjetër rezultat negativ për të drejtuarit e Simone Inzahit, rezultat ky që e lë prapa për titullin kampion.

Duhet cekur që Interi ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

“Pjesa e parë ishte e pamjaftueshme, sepse një ekip si i yni duhet të bëjë më mirë. Ne u përmirësuam pas pushimit, krijuam më shumë raste dhe mund të kishim shënuar një tjetër”, tha Inzaghi për DAZN.

“Është vetëm një moment i keq, shtatë pikë në shtatë ndeshje po na rëndojnë dukshëm psikologjikisht. Fiorentina doli më mirë në pjesën e parë, ne dolëm më mirë në të dytën, nuk jam i kënaqur sepse i bëmë të gjithë të presin më shumë nga ne”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/