Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur sot rreth pretendimeve të Rusisë për ekzistencën e laboratorëve për prodhimin e armëve biologjike në Ukrainë, pretendim ky i cili u mohua sot, me OKB-në e cila qartësoi se në Ukrainë nuk ekzistojnë laboratorë të tilla.
Të përkujtojmë, OKB edhe më herët kishte vlerësuar se nuk ka asnjë dëshmi se Ukraina posedon armë biologjike, ka shkruar Reuters, përcjellë Gazeta Blic.
Në të njëjtën kohë, SHBA-ja dhe aleatët e saj akuzuan Rusinë se po përhapë akuza të pakonfirmuara, si shkas për të ndërmarrë nga ana e saj sulme kimike dhe biologjike.


