Sporti

Të hënën dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova – Burkina Faso, 20 euro çmimi i biletës për në Perëndim!

03/19/2022 17:03
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se që nga e hëna do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Burkina Fasos.

Ky takim zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”,  dhe shitja do të bëhet nëpërmjet platformës online, përcjell GazetaBlic Sport.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro, çmime këto që duken relativisht të majme për karakterin e ndeshjes.