Lajme

Kandiq kandidatëve për President të Serbisë: Kosova e pavarur që nga viti 1999

03/19/2022 16:31
nga:Astrit Gashi

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet Presidenciale, të cilat në Serbi do të zhvillohen më 3 prill.

Kandiq ka theksuar se të gjithë pretendentët për President të Serbisë janë të shkëputur nga realiteti.

Ajo ka thënë se asnjëri prej tyre nuk e pranon realitetin që Kosova është bërë shtet i pavarur që nga viti 1999.

“S’ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin- që Kosova është bërë e pavarur që nga viti 1999”, ka shkruar Kandiq.

Ajo shtoi se të gjithë ata që po garojnë për t’u bërë president, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, dhe të gjithë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

E irrituar, Kandiq tha se Serbia ka nevojë për një komedian.

“Të gjithë janë kundër anëtarësimit në NATO. Të gjithë janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Ne kemi nevojë për një komedian”, ka shkruar Kandiq.