Gjilani ka barazuar me Malishevën në udhëtim.
Skuadra e Ismet Munishit u ndal nga Malisheva me barazim pa gola 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për “Art Sport” u deklarua trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi
Thaqi tha se nuk është i lumtur me barazimin pasi kishin mundësi të fitonin duelin, duke mos kursyer as ankesat ndaj gjyqtarëve të takimit.
“Unë mendoj që kishim më shumë gjasa për të fituar sesa për të humbur, rastet i kishim të pastëra, ne arritëm të shënojmë, referi me kaq përvojë duhej të ishte më korrekt sesa ishte, kishim rastet me fitu ndeshjen, kishim rastin e penalltisë, por VAR nuk e thirri referin kryesor“, tha Thaqi.
/GazetaBlic Sport/


