Lajme

Ish-këshilltari i Putinit: “Kërcënimi bërthamor është një bllof, Biden mund ta ndalë luftën”

03/19/2022 13:25
nga:Astrit Gashi

Andrei Ilarionov, ish-këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin dhe një nga ekonomistët më të famshëm të Rusisë, tha se kërcënimi bërthamor nga ana e Rusisë ishte një bllof.

Ilarionov gjithashtu theksoi se presidenti amerikan Joe Biden mund të ndalojë brenda 24 orëve operacionet në Ukrainë.

“Ai ka planifikuar të bëjë diçka për 20 vjet, jo në formën përfundimtare në të cilën aksioni u zhvillua më 24 shkurt, por ai kishte ide se diçka duhet bërë me Ukrainën që nga viti 2000,” tha Ilarionov.

Ai shpjegoi se veprimet kishin filluar tashmë në ato vite, me sulmin në ishullin ukrainas të Tuzlës, në Qafën Kerç, në vitin 2003. Putin dyshohet se u përpoq të pushtonte dhe aneksonte ishullin, theksoi ai, duke shtuar se përveç kësaj, ekziston një listë e gjatë e operacioneve të deritanishme, në të cilat ka marrë pjesë presidenti rus.