Reperi i njohur Skivi ishte i ftuar në rubrikën 25 pyetje” të emisionit “Prive”.
Artisti shpalosi pjesë të jetës së tij duke u përgjigjur në pyetje,transmeton GazetaBlic.
Në mes interviste nuk u la pa u pyetur edhe për mungesën e tij në muzikë dhe artisti nuk hezitoi të përgjigjej duke treguar arsyet e tij.
“Pak pandemia, pak çështje personale edhe pak ndoshta ai luksi që e kemi një bagazh të madh edhe nuk kemi aq nevojë t’i japim zor”, tha ai.
Skivi paralajmëroi se është e mundur të tërhiqet tërësisht nga muzika në një të ardhme të afërt.
“Të them të drejtën e kam menduar të shkëputem sa më shpejt. Më ka shkuar në mendje vitin e kaluar, por ndoshta mund të shtyhet ky plan për disa vite të shkurtra sepse kam qejf sa më shpejt të tërhiqem edhe ta lërë sa më mirë këtë punë dhe të merrem me punë të tjera”, tha reperi emri i vërtetë i të cilit është Visar Shala.
Kujtojmë se Skivi ka kohë që nuk ka qenë shumë aktiv me projekte dhe mbrëmje muzikore./GazetaBlic/



