Showtime

Luana dhe Marina Vjollca zbulojnë arsyen e veçantë pse rrogat e para i’a dorëzonin nënës së tyre

03/19/2022 09:34
nga:Genita C

Moderatoret e njohura shqiptare, Marina dhe Luana Vjollca janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, ato kanë qenë të ftuara në emisionin “Ëndërrtjerrësit” ku kanë folur për fillimet e karrierës së tyre, shkruan GazetaBlic.

Duke i kujtuar momentet më të veçanta të karrierës, Marina dhe Luana zbuluan se rrogat e para i’a kanë dhënë mamasë së tyre dhe për këtë kishin një arsye.

“Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, “Që mos iu marrë koka erë”, na thoshte mami”, u shprehën Luana dhe Marina.

Kujtojmë se, të dyja janë moderatore shumë të suksesshme në Shqipëri.