Lajme

Kapen 900 euro të falsifikuara në Prishtinë e Podujevë

03/19/2022 08:58
nga:Genita C

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për pesë raste të falsifikimit të parasë.

Siç bëhet e ditur rastet kanë ndodhur në Prishtinë dhe në Podujevë.

Në tre raste të ndara policia ka njoftuar se është raportuar për nga 100 euro të falsifikuara ndërkaq në një rast tjetër, janë raportuar 500 euro të tjera të falsifikuara.

Ndërkaq, në Podujevë menaxheri i një marketi ka raportuar se ka hasur në një kartmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të policisë:

Rr. Fadil Vata, Prishtinë, 10.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku punon, një i dyshuar ka bërë pagesën me një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Lluzhan, Podujevë, 15.03.2022 – 14:17. Me 18.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 15:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në katër pika të ndryshme të marketit ku ai është menaxher, katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende dhe pagesën e kanë bërë me kartëmonedha prej 100 €, të cila dyshohet të jenë e falsifikuar. Kartëmonedhat (5×100 €) janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë, 18.03.2022-15:30. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në filialin bankar, ka raportuar se gjatë numërimit të një shume parash ka hasur në një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.