Sporti

Berisha shkëlqeu ndaj Interit javën e kaluar, por bën gabimin e madh sonte ndaj Genoas

03/18/2022 23:53
nga:Mergim Rreci

Etrit Berisha, portieri shqiptar, i cili mbron portën e Torinos, ishte i pafat, mbrëmjen e sotme, në sfidën ndaj Genoas, që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.

Ndryshe nga dueli i një jave më parë, ku gardiani i Kombëtares kuqezi, i magjepsi të gjithë me formën e tij, në duelin ndaj Genoas, paraqitja e Berishës la për të dëshiruar.

Sfida u vendos në minutën e 14-të, ku protagonist për keq u bë pikërisht shqiptari. Në tentativë për të grushtuar topin, Berisha e lë sferën në zonë, nga ku Portanova tund rrjetën.

Vetëm 10 minuta pas golit Genoa do të mbetej me 10 lojtarë në fushë, por epërsia numerike nuk i ka mjaftuar Torinos për të dalë me pikë nga transferua.