Lajme

Psaki: Nuk ka forca amerikane brenda Ukrainës

03/18/2022 22:22
nga:Astrit Gashi

Shtëpia e Bardhë minimizoi kërcënimet e bëra nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kundër ndihmës materiale që vjen në Ukrainë pasi presidenti amerikan Joe Biden u zotua të dërgojë më shumë se 800 milionë dollarë ndihmë në fushën e sigurisë.

Të premten, Lavrov tha se çdo dërgesë armësh që hyn në Ukrainë do të jetë një objektiv “legjitim” për Rusinë.

“Ky është një kërcënim që ai e ka bërë më parë”, tha sot sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se “nuk ka trupa amerikane që veprojnë brenda Ukrainës”.