Gary Neville thotë se Ronaldo duhet të jetë i përgatitur për këtë fazë të re të karrierës së tij dhe nuk është i sigurt se e ardhmja e yllit portugez 37-vjeçar kalon përmes qëndrimit në “Old Trafford”.
Ai tha se nuk është i sigurtë se ai do të qëndrojë dhe se Ronaldo duhet ta pranojë se nuk mund të luajë rregullisht, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk jam i sigurt se ai do të qëndrojë, varet se kush është trajneri dhe çfarë projekti kanë për të. Nëse ideja është të ndërtojmë një ekip të ri, konkurrues dhe të shpejtë, Ronaldo do të duhet të pranojë se nuk mund të luajë çdo javë. Por nuk mendoj se do ta pranojë”, tha ish-reprezentuesi anglez në Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/


