Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, pas takimeve që pati me krerët shtetëror të Kosovës, është takuar edhe me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Majorin, Ferenc Kajari, është kumtuar në llogarinë e KFOR-it në Twitter.
Nehammer dhe Kajari u takuan në kampin Film City në Prishtinë.
Aktualisht në kuadër të KFOR-it në Kosovë janë duke shërbyer 3754 ushtarë nga 28 shtete, ndërsa ndryshimi më i madh është shënuar në radhët e kontingjentit austriak, i cili është rritur nga 204 në 218 pjesëtarë.
Federal Chancellor of the Republic of #Austria ??, H.E. Mr. Karl Nehammer paid a visit to #KFOR Commander, Major General Ferenc Kajári at Camp Film City in #Pristina. pic.twitter.com/AyXsw0b7L6
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) March 18, 2022


