Mbrojtësi i njohur kosovar, Leart Paqarada nuk është pjesë e grumbullimit tek kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet e marsit.
Paqarada nuk është grumbulluar në disa ndeshjet të fundit, pasi kishte bërë të ditur se nuk do të vijë tek Kosova për sa kohë që Challandes është pjesë e ‘Dardanëve’, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai kishte disa mosmarrëveshje me ish trajnerin e Kosovës dhe i qëndroi prapa këtij vendimi, duke mos u grumbulluar asnjëherë që nga njoftimi i tij zyrtar.
Megjithatë, duket se as me ardhjen e trajnerit të ri, gjërat nuk kanë lëvizur para. Paqarada nuk është në listën e trajnerit Alain Giresse, pavarësisht se po kalon në një formë të mirë edhe këtë edicion.
Ai ka zhvilluar 26 paraqitje në këtë sezon për St.Pauli në Bundesliga 2, atje ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar 8 herë.

/GazetaBlic Sport/


