Lajme

Kurti pret me ceremoni shtetërore Kancelarin e Austrisë

03/18/2022 15:33
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me ceremoni shtetërore ka pritur Kancelarin austriak, Karl Nehammer, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Pas takimit, Kurti dhe Nehammer do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Ndërkohë në ora 16:00, kancelari Nehammer do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.