Lajme

40.500 shqiptarë gjatë vitit 2020 kanë marrë nënshtetësi në një nga shtetet e BE-së

03/18/2022 15:07
nga:Astrit Gashi

Referuar statistikave të fundit, thuhet se 40.500 shqiptarë morën nënshtetësi në një nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, pjesa më e madhe e të cilëve në Itali (70%).

Për 20 vjet Eurostat raporton të dhënat se shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 521 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Evropian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë. Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë, duke u ulur gradualisht vitet e pasuese.