Lajme

Hiqen masat anti-Covid në Gjermani

03/18/2022 14:51
nga:Genita C

Për shqyrtimin e masave, Dhoma e lartë e Parlamentit do t’a shqyrtojë më vonë të premten.

Kërkesa për maska në fytyrë do të hiqet për shumicën e mjediseve publike që nga e diela, por ato mund të kërkohen ende në transportin publik.

Ndërsa vizitorët e shtëpive të kujdesit, gjithashtu do të vazhdojnë të kenë nevoja për teste negative për COVID-19.

Pro heqjes së masave, ështe edhe Ministri i Shëndetësisë, Kaul Lauterbach.

“Nuk mund të vazhdojmë ta fusim shtetin nën një strehë për ta mbrojtur një grup të vogël njerëzish që nuk po dëshirojnë të vaksinohen”, ka thënë ai.