Lajme

Delegacioni i SHBA-së takohet edhe me kryeministrin Kurti

03/18/2022 11:49
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeminstri i vendit, Albin Kurti do të takohet me Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet nga ora 16:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Sh.T. Albin Kurti, në ora 16:00 pret në takim znj.Elizabeth Sherwood-Randall, Këshilltare për Siguri Kombëtare e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.