Daniel Alves (Barcelona) nuk ka dyshime se Lionel Messi është i zhgënjyer në Paris Saint-Germain dhe e mbrojti sulmuesin argjentinas nga kritikat e shumta.
Mbrojtësi brazilian deklaroi se Lionel Messi duket si “i pavend” në klubin francez, shkruan GazetaBlic Sport.
“Messi nuk më duket është i lumtur në Paris Saint-Germain. Ai e bën këtë lojë të veçantë dhe kjo ndodh kur ai është mirë. Në atë moment të gjithë e shijojnë futbollin e tij. Aktualisht ai duket i pavend. Messi ishte në vendin më të mirë në botë për të bërë atë që do. Messi gjithmonë më thoshte se nuk kishte vend më të mirë se te Barcelona. Dhe kjo është e vërtetë. Në fakt, kur ai u largua, unë i dërgova pikërisht atë mesazh. Për disa arsye ai nuk është këtu dhe shpresoj se mund të kthehet. Nuk e di nëse do të ndodhë, por shpresoj se do ta takoj këtu. Të gjithë lojtarët që largohen nga këtu janë penduar. Disa mund të thonë edhe jo, por e thonë këtë sepse nuk u pëlqen të humbasin. Askush nuk gjen më mirë se këtu”, tha Alves.
/GazetaBlic Sport/


