Showtime

Rihanna e veshur më thjesht se zakonisht,shihet duke blerë rroba për fëmijë në Target

03/18/2022 11:01
nga:Genita C

Ajo është një miliardere falë linjave të saj të suksesshme të bukurisë, të brendshmeve dhe kujdesit të lëkurës.

Por Rihanna tregoi se ajo vlerëson ende çmimet e ulëta pasi u pa duke blerë rroba për fëmijë në një dyqan Target në Los Angeles të martën.

Këngëtarja 33-vjeçare aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin reper ASAP Rocky , gjithashtu 33 vjeç. Së fundmi ajo ka treguar se është në tremujorin e tretë.

Thuhet se të pranishmit kanë parë se Rihanna vendosi një fustan të vogël portokalli në karrocën e saj të blerjeve, duke nxitur spekulime se ajo është në pritje të një vajze.

Sipas Target.com, fustani Cat & Jack që tërhoqi vëmendjen e Rihannës kushton rreth 16 euro.

Rihanna kontrolloi korridoret e dyqanit të famshëm me një xhup të kaltër me kapuç që fshihte barkun e saj.

Xhupi paraqiste një përshkrim shumëngjyrësh të horizontit të qytetit me të shkruar “Living the dream” sipër.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” shfaqi këmbët e saj me një minifund prej lëkure artificiale me shkëlqim dhe një palë taka ngjyrë vjollce metalike që mbështilleshin rreth kyçit të këmbës.