Besart Celina ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet miqësore të marsit.
Celina ka shprehur dëshirën që të mos grumbullohet dhe të qëndrojë me ekipin e tij gjatë muajit mars, shkruan GazetaBlic Sport.
Kieran McKenna, trajneri i Celinës te Ipswich, ka deklaruar se lojtari kosovar ka biseduar me krerët e FFK’së për t’i shprehur dëshirën e tij që të qëndrojë te skuadra angleze.
“Unë mendoj që ai ka pasur disa bisedime me krerët e Federatë së Futbollit të Kosovës dhe ua ka bërë të qartë që ai dëshiron të qëndrojë me ekipin tonë dhe të jetë i përfshirë në disa ndeshje tejet të rëndësishme që ne kemi”, ishin fjalët e trajnerit të ekipit anglez.
Kosova zhvillon miqësore me Burkina Fason dhe Zvicrën në mars.
/GazetaBlic Sport.


