Trajneri i Sevillas pas eliminimit në raundin e 1/16 të Europa Ligës, shfaqi vlerësimin për lojtarët e tij.
Sevilla u mposht me rezultat 2:1 në të dy ndeshjet, nga West Ham United në kuadër të raundit të 1/16 të Europa Ligës.
Lidhur me ndeshjen trajneri Lopetegui shfaqi vlerësim për lojën e skuadrës së tij.
“Lojtarët kishin një qëndrim të shkëlqyer”, ishin fjalët e trajnerit pas ndeshjes.
Spanjolli gjithashtu u shpreh mirënjohës për mbështetjen që tifozët i dhanë ekipit pavarësisht eliminimit.
“Unë u jam mirënjohës tifozëve. Tifozët janë arsyeja që ne punojmë dhe luftojmë për tituj”, vazhdoi ai.
Sevilla ka fituar gjashtë herë Europa Ligën, por këtë herë u eliminua në raundin e 1/16.


