Sporti

Europa League, mësohen të gjitha skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

03/17/2022 23:39
nga:Mergim Rreci

West Ham United dhe Eintracht Frankfurt janëdy skuadrat e radhës që kanë siguruar kalimin tutje në Europa League.

Skuadra angleze triumfoi me rezultat 2 me 0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas, shkruan GazetaBlic Sport.

Soucek dhe Yarmolenko shënuan golat e fitores për vendasit. Ky është një kalim historik për “Çekanët”.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante e që u vendos pas vazhdimeve ishte edhe ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Real Betis.

Skuadra gjermane siguroi kualifikimin në sekondat e fundit të vazhdimeve, atje ku barazoi rezultatin në 1 me 1, rezultat ky që i mjaftoi falë fitores që mori nga ndeshja e parë.

Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në çerekfinalen e Europa League.

/GazetaBlic Sport/