Sporti

Skena të çuditshme, një tifoz futet në fushë dhe lidhet në shtyllë gjatë ndeshjes Everton – Newcastle

03/17/2022 22:09
nga:Mergim Rreci

Skena të çuditshme, për të mos thënë më shumë, ndodhën në ndeshjen Everton-Newcastle pas fillimit të pjesës së dytë.

Një tifoz, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Vetëm ndalo vajin”, hyri në fushë dhe u lidh në shtyllën e portës në qafë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të sigurisë, të cilët përfunduan duke prerë shiritin plastik të krahut me një prerës dryni, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një moment paniku për të gjithë të pranishmit në stadium, me rastin që nuk dihej se pse po ndodhte.