Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka thënë se në kompaninë e tij asnjë punëtorë nuk ka pagë më pak se 400 euro, raporton Kanal10.
“Ne jemi me paga shumë larg të tjerëve. Nuk po kam dëshirë të tregoj sa është paga minimale në kompaninë tjetër pasi që kjo po i irriton të punësuarit në kompanitë tjera. Asnjë punëtorë që është në marrdhënie pune nuk e ka rrogën më pak se 400 euro. E ka mëngjesin, sigurimin shëndetësor dhe
aksidental 24 orë”, tha Klemendi në Prime Time.
Ai ka thënë se pasurinë të cilën e ka tanimë, është e edhe e Kosovës.
“Pasuria ime është e Kosovës. Unë villën time vetëm e shfrytëzoj. Unë I kuptoj ndryshe gjërat”, ka shtuar
Kelmendi.
Live: https://www.facebook.com/watch/?v=298393929065843