Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe partneri i koalicionit i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Shaip Kamberi, tha se rruga drejt Ballkanit të Hapur, pra rruga drejt Tiranës, kalon përmes Kosovës dhe nuk mund të jetë projekt rajonal, pasi që në këtë projekt nuk janë të përfshira disa shtete.
Siç tha ai për RTV-në, raporton Gazeta Blic, nuk ka marrëdhënie të mira fqinjësore pa një spektër të rregulluar të të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe lirive civile dhe kjo nuk mund të nënkuptojë kurrsesi alternativë ndaj anëtarësimit në BE.
Ai tha se thelbi i veprimtarisë së tij politike është lufta për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve dhe për këtë ka vendosur të jetë partner me pushtetin në Beograd.
“Kemi disa vite që jemi në dialog me të gjitha qeveritë dhe vazhdimisht na premtojnë diçka, por në praktikë nuk ka rezultate dhe nepo angazhohemi për atë që që në përputhje më Kushtetuten dhe ligjin për përfaqësim kombëtar, të sigurojmë integrimin e shqiptarëve në institucionet e sistemit dhe të pushtetit”, tha Kamberi.
Kamberi përkujtoi se partitë shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dikur kanë bërë një platformë prej shtatë pikash dhe se e gjithë kjo është harmonizuar me ligjin dhe Kushtetutën, por në praktikë asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka ndryshime pozitive.
“Asnjëherë nuk kemi arritur të jemi pjesë e shumicës qeverisëse sepse na kanë konsideruar armikun numër një dhe për këtë arsye nuk po ndodh asgjë në terren”, tha Kamberi, duke shtuar se opozita në Serbi nuk ka bërë kthesë radikale në raport me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, si dhe për liritë qytetare.


