Lajme

Agresioni rus në Ukrainë – gjendja e sigurisë në Kosovë, Osmani takon komandantin e KFOR

03/17/2022 18:57
nga:Donika Fetahu

Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Ferenc Kajári Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri. Ne anën tjetër, komandanti Kajári ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në të gjithë vendin.