Sporti

Stambolli në “flakë”, tifozët e Galatasaray të jashtëzakonshëm para ndeshjes ndaj Barcelonës

03/17/2022 18:03
nga:Mergim Rreci

Barcelona do të përballet sot me Galatasaray në kuadër të ndeshjes kthyese të 1/8’tës së finales së Europa League.

Ndeshja e parë e luajtur në Camp Nou mes këtyre dy skuadrave u mbyllë me rezultat 0-0, kurse tani kualifikimin ekipet do ta kërkojnë nga stadiumi i Galatasaray “Nef Stadium” në Turqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45 dhe tashmë po mbretëron një atmosferë e jashtëzakonshme në Stamboll.