Sporti

Frikë tek Real Madrid, Benzema mund të mos luajë kundër Barcelonës

03/17/2022 17:49
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema mungoi në seancën stërvitore të Real Madridit këtë të enjte dhe dyshimet u shtuan nëse ai do të rikuperohet në kohë për derbin ndaj Barcelonës.

Sulmuesi francez u dëmtua kundër Mallorca-s dhe vazhdoi sot të punojë vetëm në palestër përkrah Mendy-t, i cili tashmë është një mungesë e konfirmuar për ndeshjen e shumëpritur kundër Barçës, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbetet për t’u parë nëse Benzema mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen e së dielës dhe nëse trajneri Carlo Ancelotti rrezikon të vërë bast për sulmuesin francez në një moment vendimtar të sezonit.

/GazetaBlic Sport/