Sporti

Ralf Rangnick nuk do të vazhdojë në asnjë pozitë tek Manchester United, lajm i mirë për Ronaldon

03/17/2022 16:26
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo pritet të qëndrojë te Manchester United edhe për një vit. Golashënuesi portugez nuk ka marrëdhënie të mira me Ralf Ragnick, por drejtuesit e djajve të kuq tashmë kanë vendosur që trajneri të mos vazhdojë sezonin e ardhshëm në ekipin anglez në asnjë pozicion.

Sipas AS, drejtuesit e United, pas humbjes ndaj Atletico Madrid dhe eliminimit si pasojë nga Liga e Kampionëve, kanë vendosur që të mos vazhdojnë me të, përcjell GazetaBlic Sport.

Cikli i trajnerit do të zgjaste vetëm deri në fund të sezonit, por më pas ai do të merrte rolin e drejtorit sportiv. Megjithatë, kjo situatë nuk do të ndodhë dhe ai do të shkarkohet në fund të sezonit, edhe pse ka ende kontratë.

Në këtë sfond, Ronaldo, i cili ka shënuar 18 gola në 33 ndeshje, do të ketë vendosur të qëndrojë edhe një vit në “Old Trafford”.

/GazetaBlic Sport/