Sporti

Ramiz Sadiku mposhtë Kekun dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

03/17/2022 14:48
nga:E K

Ramiz Sadiku ka shënuar fitore minimale ndaj Kekut.

Keku u mposhtë në udhëtim me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Guri Hana i cili shënoi në minutën e 2’të të takimit për Ramiz Sadikun.

Armend Misini u përkujdes të dyfishonte epërsinë e skuadrës së tij, ndërkaq golin e vetëm për Kekun e realizoi Meridian Ramadani në minutën e 57’të të takimit.

Ramiz Sadiku arriti kështu të kaloi në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.

/GazetaBlic Sport/