Lajme

Komuna e Prishtinës me një njoftim të rëndësishëm për faturat e tatimit në pronë

03/17/2022 14:11
nga:Q R

Qytetarët e Prishtinës, janë ankuar se u janë rritur faturat e tatimit në pronë.

Lidhur me këtë Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se qytetarët mund të bëjnë ankesë për korrigjim.

Ankesa pranohet deri më datë 31 mars të këtij viti.

“Njoftohen tatimpaguesit e Komunës së Prishtinës, se shpërndarja e faturave të tatimit në pronë ka filluar përmes shërbimit postar. Nëse mendoni se fatura e tatimit në pronë apo certifikata e vlerës është e pasaktë, ju mund të parashtroni ankesë apo kërkesë për korrigjim. Afati për parashtrimin e ankesës është 31 mars të këtij viti”.

Iniciuesi i idesë për 30% e Trustit: Kuvendi me urgjencë ta trajtojë ligjin për Trustin