Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas arrestimit të zyrtarit doganor në rastin “Brezovica”, ka suspenduar nga puna të njëjtin.
Njoftimi është bërë me anë të një komunikate, teksa thuhet se procedimi disiplinor do të vijojë për të shqyrtuar veprimet tjera disiplinore.
Dogana thotë se mirëpret veprimet ligjore në luftimin e korrupsionit dhe se nuk do të tolerojë veprime jo etike dhe jo ligjore në rangjet e veta.
Ndryshe, Dogana ka lansuar aplikacionin eDogana, i cili krahas mënyrave tjera mundëson raportimin e korrupsionit dhe kontrabandës në mënyrë krejtësisht anonime dhe të sigurt.


