Kryetari i FFK’së, Agim Ademi është liruar nga Policia e Kosovës.
Agim Ademi është dërguar në mbajtje 48 orëshe në mbrëmjen e djeshme pas sulmit që ai kishte bërë ndaj Artan Govorit, drejtorit të FFK’së.
Megjithatë, GazetaBlic Sport mëson se Agim Ademi është liruar nga Policia e Kosovës para pak minutash.
Dje, i pari i FFK-së, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik, duke thënë se ishte vetëm një debat – kurse Govori tha se kishte sulm, pasi Ademi e ka kapur atë për fyti.
/GazetaBlic Sport


