UBO Consulting ka kryerë një hulumtim në Kosovë ku qytetarët janë pyetur rreth temave të ndryshme që preokupojnë vendin, raporton Gazeta Blic.
Në një komunikatë për media nga kjo kompani thuhet se anketa e radhës ka të bëjë me lejimin apo mos lejimin e qytetarëve të Kosovës pjesëmarrjen në luftën Rusi – Ukrainë.
Komunikata e plotë:
A duhet të lejohet pjesëmarrja vullnetare e kosovarëve në luftën Ukrainë – Rusi? Kështu përgjigjen
qytetarët
UBO Consulting ka kryer një hulumtim në Kosovë ku qytetarët janë pyetur rreth temave të ndryshme që
preokupojnë vendin.
OMNIBUS është një matje që bëhet me 1065 qytetarë, ku institucionet, organizatat dhe bizneset mund
të vendosin pyetjet e tyre për të kuptuar qëndrimin e opinionit publik lidhur me një temë të caktuar.
UBO Consulting, marrë parasysh zhvillimet e fundit në botë, rajon dhe vend, ka vendosur që të bëjë disa
pyetje aktuale për të parë disponimin e opinionit lidhur me temat e ndryshme.
Lufta Ukrainë – Rusi ka tërhequr vëmendjen e opinionit vendor, siç ka ndodhur gjithande në botë. Andaj
UBO Consulting ka pyetur qytetarët se a duhet lejuar pjesëmarrja vullnetare e kosovarëve në luftën
Ukrainë – Rusi.
Nga të anketuarit, 17.9% janë përgjigjur se duhet lejuar, 68.7% janë përgjigjur jo, ndërsa 13.4% nuk e di.
Në grupmoshat 18-24 vjeç dhe 65+ ka pasur më shumë përgjigje po, me 20.6% respektivisht 24.8% për
po. Ndërkaq grupmoshat 35-44 janë përgjigjur më së shumti me “jo”, me 74.2%.
Sipas etnive, shqiptarët janë përgjigjur 18.3% po, 68.1% jo dhe 13.7% nuk e di, serbët 2.3% po, 88.4% jo
dhe 9.3% nuk e di ndërsa minoritetet tjera 25.6% po, 62.8% jo dhe 11.6% nuk e di.
Përzgjedhja e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimi i anketës me
personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet. Pyetësori është realizuar me 1065
të anketuar. Pyetësori është realizuar nga data 7 mars deri më 15 mars 2022 në 38 komuna të Kosovës
dhe ka nivel të besueshmërisë prej 95% me marzhë të gabimit prej +-3 pikë të përqindjes.



